about 9 hours ago - No comments
Shqipëri – Luksemburg 1-0 Shënues: Salihi 37’ Shqipëria: Beqaj, Dallku, Cana, Curri, Agolli, E.Bulku, K.Duro (Lila 91’), Skela, Muzaka (Hyka 79’), Salihi, Bogdani. Trajner: J.Kuzhe Luksemburgu: Joubert, Kintziger, Blaise, Hofman, Schnell, Peters, Laterza (Martino 81’), Betmer (Collett 91’), Da Mota, Payal, Mutsch. Trajner: Luc Holtz Gjyqtarë: R.Trutz, R.Slysko, E.Weiss (Sllovaki) Kartonë të verdhë: Skela, Bulku, Bogdani / Peters, Mutsch Karton i kuq: Mutsch “Radiografia” 1′- Dallku kroson për tek Salihi, por këtij të fundit më parë i ka ndërhyrë një mbrojtës i miqve, duke ia larguar topin
about 10 hours ago - No comments
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni patën sot, në ndërtesën e OKB-së në Nju Jork, një prezantim para të gjithë ambasadorëve të Ligës së Shteteve Arabe në OKB. Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Ligës Arabe dhe ai i Organizatës së Konferencës së Islamike në OKB.
about 10 hours ago - No comments
Bashkimi Evropian (BE) dhe Serbia do të vazhdojnë dialogun edhe të mërkurën për të arritur një marrëveshje rreth rezolutës serbe për Kosovën, e cila pritet të shqyrtohet të enjten në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u tha sonte në mbrëmje në Bruksel, pas takimit që përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton kishte me presidentin e Serbisë, Boris Tadic.
about 10 hours ago - No comments
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta nisi një tur takimesh në New York në mbështetje të çështjes së Kosovës, duke i paraprirë kështu Seancës së datës 9 shtator në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ku vendet anëtare priten të diskutojnë në lidhje me Opinionin Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe të projekt-rezolutës serbe mbi këtë çështje.
about 12 hours ago - No comments
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se, shefi i diplomacisë shqiptare po zhvillon një sërë takimesh në Nju Jork në mbështetje të çështjes së Kosovës, duke i paraprirë seancës së datës 9 shtator në OKB.
about 13 hours ago - No comments
Në takimin e organizuar nga Presidenca Belge me oficerët e kontaktit të vendeve të BE-së, të akredituara në Ballkanin Perëndimor, ministri Basha ka deklaruar se liberalizimi i vizave me vendet e BE do të bëhet brenda një kohe të shkurtër.
about 14 hours ago - No comments
Në kuadër të vizitës në Parlamentin Evropian, zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, u takua me Nadezhda Mihajlova-Neynski, ish-ministre e Jashtme e Bullgarisë dhe anëtare e Parlamentit Evropian, në një takim në të cilin Manaj nënvizoi angazhimet e Qeverisë së Kosovës për procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe përkushtimin e saj për bashkëpunim rajonal.
about 14 hours ago - No comments
Kryesia e Kuvendit të Kosovës i ka kërkuar bordit të BQK-së që përsëri ta bëjë një propozim për shkarkimin e guvernatorit Hashim Rexhepi, duke sugjeruar që BQK ta bëjë propozimin sipas ligjit të ri të fuqizuar më 27 korrik të këtij viti.
about 14 hours ago - No comments
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, po qëndron në Newë York gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku me intensitet të shtuar po vazhdon aktivitetin e tij lobues gjatë takimeve me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht me përfaqësues të vendeve që do të votojnë me 9 shtator gjatë punimeve të OKB-së- thuhet në një njoftim të AKR-së.
about 19 hours ago - No comments
Procesi i ndërtimit të kapaciteteve administrative dhe funksionalizimi i komunave të reja është pozitiv, por duhet të vazhdojë edhe më tutje. Ky proces momentalisht është jo i plotë në veçanti në Mitrovicën e veriut dhe në këtë drejtim duhet angazhim për krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve komunale, ku funksionon në mënyrë të plotë sistemi juridik i Kosovës, theksoi të martën zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.