Albanian News – Lajmet e fundit nga vendi dhe bota
Posts tagged jashtme
Bisedimet BE – Serbi vazhdojnë edhe nesër
Sep 7th
Bashkimi Evropian (BE) dhe Serbia do të vazhdojnë dialogun edhe të mërkurën për të arritur një marrëveshje rreth rezolutës serbe për Kosovën, e cila pritet të shqyrtohet të enjten në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u tha sonte në mbrëmje në Bruksel, pas takimit që përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton kishte me presidentin e Serbisë, Boris Tadic.
See the original post here: Bisedimet BE – Serbi vazhdojnë edhe nesër
Projektrezoluta serbe është konfliktuale
Sep 7th
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta nisi një tur takimesh në New York në mbështetje të çështjes së Kosovës, duke i paraprirë kështu Seancës së datës 9 shtator në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ku vendet anëtare priten të diskutojnë në lidhje me Opinionin Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe të projekt-rezolutës serbe mbi këtë çështje.
Originally posted here: Projektrezoluta serbe është konfliktuale
Kosova pret mbështetjen e Ligës Arabe
Sep 7th
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni patën sot, në ndërtesën e OKB-së në Nju Jork, një prezantim para të gjithë ambasadorëve të Ligës së Shteteve Arabe në OKB. Të pranishëm ishin edhe ambasadori i Ligës Arabe dhe ai i Organizatës së Konferencës së Islamike në OKB.
See the rest here: Kosova pret mbështetjen e Ligës Arabe
BE ta njohë progresin e shënuar në Kosovë
Sep 7th
Në kuadër të vizitës në Parlamentin Evropian, zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, u takua me Nadezhda Mihajlova-Neynski, ish-ministre e Jashtme e Bullgarisë dhe anëtare e Parlamentit Evropian, në një takim në të cilin Manaj nënvizoi angazhimet e Qeverisë së Kosovës për procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe përkushtimin e saj për bashkëpunim rajonal.
Read this article: BE ta njohë progresin e shënuar në Kosovë
Fshihet raporti për ambasadorët
Sep 7th
Ministria e Punëve të Jashtme ka më shume se një muaj që po e mban në “sirtar” raportin e vlerësimit të performancës së stafit diplomatik të Kosovës, duke mos informuar as Kuvendin e as Qeverinë për punën dyvjeçare të ambasadorëve.
Read more: Fshihet raporti për ambasadorët
Thaçi fillon vizitën zyrtare në shtetin e Katarit
Sep 6th
Kryeministri i vendit Hashim Thaçi gjatë orëve të mbrëmjes pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, që njëkohësisht është edhe ministër i Punëve të Jashtme, Sheikh Hamad Bin Jassim Bin Jabr Al-Thani.
Original post: Thaçi fillon vizitën zyrtare në shtetin e Katarit
Hondurasi njeh pavarësinë e Kosovës
Sep 3rd
Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Excerpt from: Hondurasi njeh pavarësinë e Kosovës
Meta: Salvadori të bashkohet me vendet që kanë njohur Kosovën
Sep 2nd
Në kuadër të turneut të tij në Amerikën Qendrore, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vazhduar edhe lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, këtë radhë nga Salvadori.
Read the original: Meta: Salvadori të bashkohet me vendet që kanë njohur Kosovën
Harxhi kërkon ndihmën e Portugalisë për njohje të reja për Kosovën
Sep 2nd
Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane në MPJ të Portugalisë, Pedro Manuel Lourtie, po viziton Tiranën në kuadër të një turi rajonal, ndërsa në këtë kuadër, të enjten ai u prit nga zëvendësministrja shqiptare e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi.
Read more from the original source: Harxhi kërkon ndihmën e Portugalisë për njohje të reja për Kosovën
Meta kërkon njohjen e Kosovës nga Guatemala
Aug 31st
Gjatë qëndrimit në Guatemalë, në kuadër të turit në disa vende të Amerikës Qendrore, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kërkuar nga ky vend që të shqyrtojë njohjen e shtetit të Kosovës.
Read more: Meta kërkon njohjen e Kosovës nga Guatemala
Filma shqip falas