Albanian News – Lajmet e fundit nga vendi dhe bota
Posts tagged kosov
Bisedimet BE – Serbi vazhdojnë edhe nesër
Sep 7th
Bashkimi Evropian (BE) dhe Serbia do të vazhdojnë dialogun edhe të mërkurën për të arritur një marrëveshje rreth rezolutës serbe për Kosovën, e cila pritet të shqyrtohet të enjten në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u tha sonte në mbrëmje në Bruksel, pas takimit që përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton kishte me presidentin e Serbisë, Boris Tadic.
See the original post here: Bisedimet BE – Serbi vazhdojnë edhe nesër
Projektrezoluta serbe është konfliktuale
Sep 7th
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta nisi një tur takimesh në New York në mbështetje të çështjes së Kosovës, duke i paraprirë kështu Seancës së datës 9 shtator në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ku vendet anëtare priten të diskutojnë në lidhje me Opinionin Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe të projekt-rezolutës serbe mbi këtë çështje.
Originally posted here: Projektrezoluta serbe është konfliktuale
Meta tur takimesh lobon për Kosovën
Sep 7th
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se, shefi i diplomacisë shqiptare po zhvillon një sërë takimesh në Nju Jork në mbështetje të çështjes së Kosovës, duke i paraprirë seancës së datës 9 shtator në OKB.
Read more:
BE ta njohë progresin e shënuar në Kosovë
Sep 7th
Në kuadër të vizitës në Parlamentin Evropian, zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, u takua me Nadezhda Mihajlova-Neynski, ish-ministre e Jashtme e Bullgarisë dhe anëtare e Parlamentit Evropian, në një takim në të cilin Manaj nënvizoi angazhimet e Qeverisë së Kosovës për procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe përkushtimin e saj për bashkëpunim rajonal.
Read this article: BE ta njohë progresin e shënuar në Kosovë
Rekomandimi për shkarkimin e guvernatorit, në bazë të Ligjit të ri
Sep 7th
Kryesia e Kuvendit të Kosovës i ka kërkuar bordit të BQK-së që përsëri ta bëjë një propozim për shkarkimin e guvernatorit Hashim Rexhepi, duke sugjeruar që BQK ta bëjë propozimin sipas ligjit të ri të fuqizuar më 27 korrik të këtij viti.
Read the original post: Rekomandimi për shkarkimin e guvernatorit, në bazë të Ligjit të ri
Decentralizimi paraqet sfidë në veri
Sep 7th
Procesi i ndërtimit të kapaciteteve administrative dhe funksionalizimi i komunave të reja është pozitiv, por duhet të vazhdojë edhe më tutje. Ky proces momentalisht është jo i plotë në veçanti në Mitrovicën e veriut dhe në këtë drejtim duhet angazhim për krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve komunale, ku funksionon në mënyrë të plotë sistemi juridik i Kosovës, theksoi të martën zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
View original post here: Decentralizimi paraqet sfidë në veri
Beograd: Rezoluta ndryshon nga presioni i BE-së
Sep 7th
Serbia ka filluar të përkulet nga presioni i Bashkimit Evropian për ta zbutur rezolutën e saj mbi Kosovën, të cilën do ta paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruan shtypi i Beogradit duke cituar në burime diplomatike.
Read the original post: Beograd: Rezoluta ndryshon nga presioni i BE-së
Maqedonia, përfundimisht kundër Serbisë
Sep 7th
Maqedonia do të votojë përfundimisht kundër propozim-rezolutës serbe të parashtruar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kundër pavarësisë së Kosovës.
Read more: Maqedonia, përfundimisht kundër Serbisë
Feith optimist për njohje të reja të Kosovës
Sep 7th
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e statusit, ndërkaq tha se mbështetë bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje që kanë të bëjnë me interesin e jetës së qytetarëve.
View post: Feith optimist për njohje të reja të Kosovës
Lirim Jakupi do të vuajë dënimin e mbetur
Sep 7th
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut njoftoi se kanë vizituar Lirim Jakupin në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë, të arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës pas tri vitesh arrati nga Qendra Korrektuese e Dubravës, ndërkaq të martën pritet të dërgohet në njërën prej Qendrave Korrektuese në Kosovë në vuajtje të dënimit të mbetur.
Follow this link: Lirim Jakupi do të vuajë dënimin e mbetur
Filma shqip falas